Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Franca e riafirmoi mbështetjen për tërësinë e Kinës me nënshkrimin e deklaratës kundër referendumit të planifikuar të Tajvanit për forcimin e mbrojtjes anti-raketore.
Në deklaratën e përbashkët të presidentëve Jacques Chirac dhe Hu Jintao, thuhet se Franca e kundërshton çdo hap të njëanshëm që çon drejt pavarësisë së Tajvanit.
"E ripërsëris qëndrimin e vazhdueshëm të Francës për unitetin e Kinës. E kundërshtoj çdo nismë të njëanshme, përfshirë referendumin, i cili synon ta ndryshojë status quo-në dhe t'i rritë tensionet", tha presidenti francez.
Pozicionin e Chirac-ut, Tajvani e kritikoi ashpër duke e quajtur "antidemokratik" dhe "antipaqësor".
XS
SM
MD
LG