Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i shtetit Colin Powell e përmbylli vizitën në Moskë duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të flasin çiltër me njëri tjetrin.
Para nisjes në Uashington, Powell tha se në rastin e Gjeorgjisë, me homologun rus Igor Ivanov janë dakorduar të "bashkëpunojnë" e jo të konkurojnë.
"Kjo është baza e miqësisë, të flitet me çiltërsi me njëri tjetrin, dhe ky lloj miqësie ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë", tha Powell.
Ai gjithashtu tha se rivendosja e bazave amerikane në Evropën Lindore, nuk planifikohet kundër Rusisë, por që ato të kenë qasje në "vatrat e rrezikshme të krizës" në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG