Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një panel i Shteteve të Bashkuara, që i heton sulmet terroriste të 11 Shtatorit, tha se autoritetet e aviacionit e kanë minimizuar mundësinë e rrëmbimit të aeroplanëve për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.
Më parë, zyrtarët e qeverisë thanë se 19 personat e identifikuar si rrëmbyes, legalisht kishin hyrë në vend, por paneli tha se 2 deri 8 prej tyre kishin viza fallso.
Komisioni gjithashtu zbuloi shembuj, ku zyrtarët amerikanë kishin qenë në kontakt me rrëmbyesit, por kishin dështuar të hetojnë, atë që mendohet se është sjellje e dyshimtë.
XS
SM
MD
LG