Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Shqipëria ka nderuar me dekoratën më të lartë një imigrant shqiptar në Shtetet e Bashkuara, që u vra në Irak duke shërbyer në forcat amerikane. Ervin Dervishi, 21 vjeçar, është vrarë të shtunën kur disa sulmues me predhë goditën autblindën e tij. Zëdhënësi i qeverisë shqiptare, Aldrin Dalipi ka thënë se Ervin Dervishi është shpallur martir i kombit. Ervin Dervishi kishte shkuar në SHBA në vitin 1999, pasi kishte fituar lotarinë imigruese, ndërsa shtetas amerikan u bë kur iu bashkua ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG