Ndërlidhjet

LONDËR


Qeveria britanike e kryeministrit Tony Blair "nuk ka vepruar në mënyrë të pandershme lidhur me bërjen publike të identitetit të ekspertit britanik David Kelly, lidhur me cështjen e armëve të Irakut".
Ky është përfundimi i hetimeve disa mujore të bëra publike sot në parlamentin britanik nga gjyqtari, Lordi Hutton.
Ky i fundit ka qenë tepër kritik ndaj BBC për informacionet e publikuara se qeveria kishte zmadhuar rrezikun e paraqitur lidhur me armët e shkatërrimit në masë të Irakut, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake.
Sipas raportit të Lord Hutton informacionet e BBC ishin të pabaza dhe se drejtuesit e kanalit televiziv kanë dështuar të hetojnë deri në fund ngjarjen.
Sipas Hutton qeveria ka vepruar në mënyrë të arsyeshme kur ka bërë publike se një punonjës i administratës publike ka takuar në fshehtësi gazetarin e BBC-së.
Kryeministri Blair pas raportit deklaroi:
"I jam jashtëzakonisht mirënjohës Lordit Hutton dhe ekipit të tij për punën që kanë bërë. Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm, i detajuar dhe tepër i qartë. Raporti nuk lë vend për dyshime apo interpretime. Ne e pranojmë atë plotësisht."
Raporti Hutton arriti në përfundimin se eksperti Kelly ka vrarë veten vullnetarisht.
XS
SM
MD
LG