Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish kreu i inspektorëve amerikanë të armëve në Irak, David Kay, përpara Komitetit të Kongresit për cështjet ushtarake, ka deklaruar se nuk ka gjasa që Iraku të kishte pasur sasi armësh të paligjshme përpara ndërhyrjes ushtarake të vitit të kaluar.
"Besoj se përpjekjet e bëra nga inspektorët kanë qenë intensive, cfarë do të thotë se ka pak gjasa të gjenden sasi të mëdha armësh kimike apo biologjike atje", tha Kay.
Më tej ai ka shtuar se teorikisht ka mundësi të gjenden armë të tilla, por ai nuk beson në një gjë të tillë.
Armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit kanë qenë arsyeja kryesore që presidenti Bush ka justifikuar ndërhyrjen ushtarake në Irak.
XS
SM
MD
LG