Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me vetvrasjen e ekspertit britanik të armëve të shkatërrimit në masë, David Kelly.
Ky ishte përfundimi i anketës së drejtuar nga Lordi Hutton, i cili u paraqit sot në parlament.
Nga ana tjetër Lordi Hutton tha se sipas hetimeve, akuzat e BBC-së se qeveria në mënyrë të vetëdijshme ka zmadhur kërcënimin që paraqiste Sadam Huseini, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake, janë të pabaza.
BBC ka kërkuar falje lidhur me raportimet në fjalë derisa kreu i BCC-së ka dhënë dorëheqje.
Pas raportit të Lordit Hutton kryeministri Blair tha:
"Asnjë informacion inteligjence nuk ishte shtuar në dosjen e Irakut nga Kryeministria. Asgjë nuk është përfshirë në dosje në kundërshtim me dëshirat e shërbimeve të inteligjencës. Raporti i Lordit Hutton ka shkuar dhe më tej në gjetjet e tij, pasi Dr.Kelly nuk ishte autor i pretendimeve rreth materialeve të vendosura qëllimisht nga qeveria."
Edhe opozita britanike ka pranuar raportin në fjalë.
XS
SM
MD
LG