Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shefi i agjencisë amerikane të gjithësisë, Sean O'Keefe e ka mbrojtur planin e presidentit amerikan për dërgimin e misionit me njerëz për kërkimin e sistemit diellor. Duke folur mbrëmë vonë para senatorëve në Komitetin për tregti, shkencë dhe transport, zoti O'Keefe tha se ky mision është i arritshëm si në një periudhë afatgjatë ashtu edhe në atë afatshkurtër. Para dy javësh, presidenti amerikan, George Bush ftoi për zhvillimin e anijes së re kozmike që do të mund të udhëtonte në Hënë deri në vitin 2015, e pastaj eventualisht edhe në Mars.
XS
SM
MD
LG