Ndërlidhjet

BAGDAD – TIRANË


Trupat amerikane kanë zhvilluar sot një ceremoni për të nderuar kujtimin e Ervin Dervishit, shqiptaro-amerikanit, që u vra të djelën në Irak.
Dervishi ishte pjesëtar i Divizionit të katërt të Këmbësorisë amerikane. Ushtarët dhe komandantët e Dervishit vlerësuan shpirtin e tij luftarak dhe vullnetin për të marrë pjesë në cdo mision, pavarëisht rreziqeve.
Dervishi kishte emigruar së bashku me prindërit në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999.
Sot trupat komando në Shqipëri kanë zhvilluar ceremoni përkujtimore në nder të Dervishit, që është shpallur "Martir i Kombit".
Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri.
XS
SM
MD
LG