Ndërlidhjet

BRUKSEL


Parlamenti Evropian i ka dorëzuar sot cmimin "Saharov" Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, në shenjë mirënjohje për viktimat e sulmit terrorist në Bagdad, ku u vra i dërguari special Sergio Vierra De Mello dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate.
Annan e përdori këtë rast për të folur dhe për problemet e migracionit. Mes te tjerash ai tha se "Evropa e mbyllur për migrantët do të ishte një Evropë e dobët, e vrafër dhe e vjetër. Por Evropa e hapur do të ishte më e pasur, më e begatë dhe më e re".
Në ceremoninë e ndarjes së cmimit, ishin edhe fituesit e mëparshëm të këtij cmimi, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG