Ndërlidhjet

JERUSALEM


Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetvrasës në një autobus në Jerusalem, jo larg rezidencës së kryeminsitrit Ariel Sharon.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Brigada e Martirëve të Al-Aksës.
Ahmed Qurei, kryeministri palestinez ka dënuar sulmin, por ka qenë tepër kritik dhe ndaj vrasjes së tetë palestinezëve gjatë ditës së djeshme. Sulmi është dënuar dhe nga Shtetet e Bashkuara e Rusia. Uashingtoni ka tërhequr vëmendjen se sulme të tilla vënë në rrezik krijimin e shtetit palestinez deri në 2005.
Po sot Izraeli dhe grupi militant Hezbullah kanë përfunduar shkëmbimin e të burgosurve.
XS
SM
MD
LG