Ndërlidhjet

SOFJE


Përdorimi i naftës si mjet për të kompromentuar ka qenë një prakitkë e zakonshme në Irakun e Sadam Huseinit, ka deklaruar Hoshiar Zebari, ministri i jashtëm irakian, gjatë vizitës së tij në Bullgari.
Deklarata e Zebarit erdhi pas publikimit në gazetën irakiane Al-Mada të një liste me emra shtetesh, kompanish e organizatash që kishin marrë rryshfet nga Sadam Husein.
Në mesin e tyre ishte dhe Partia Socialiste e Bullgarisë, e cila në vitin 1998 kishte marrë 12 milionë barrela naftë me vlerë prej 250 milionë dollarë.
Kjo parti është drejtuar deri në vitin 2001 nga presidenti aktual Georgi Parvanov. Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia ishin vendet krysore sipas kësaj liste.
XS
SM
MD
LG