Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur cështjen e ishullit të ndarë të Qipros. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë amerikane, Colin Powell, pas takimit me homologun e tij turk, Abdullah Gul.
Mes të tjerash Powell ka theksuar:
"Mendoj se është koha për të gjithë ne që të ushtrojmë presion mbi të gjitha palët për të zgjidhur situatën e vështirë në Qipro. Ky problem po vazhdon për një kohë të gjatë por ne i jemi afruar zgjidhjes."
Pjesa greke e Qipros do të hyjë në Bashkimin Evropian në 1 Majin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG