Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha se "dëshiron ti dijë faktet rreth programeve për armët bërthamore në Irak.Bushi shfaqi dëshiren ti krahasojë raportet e para luftës të shërbimeve të intelegjencës me ato të inspektorëve që tani janë duke kërkuar armë të shkatërrimit në masë në Irak. Deri më tani në Irak, nuk janë gjetur armë të tilla.Bush i refuzoi thirrjet për hetim të pavarur mbi deklaratat e Shërbimeve të Inteligjencës amerikane dhe politikës së administratës në Irak.
Duke ju drejtuar gazetarëve, në Shtëpinë e Bardhë, Bush më tej shtoi se "Duke i marrë parasysh rrethanat e 11 shtatorit, ky vend iu drejtua Kombeve të Bashkuara duke i thënë se Sadam Hyseini është i rrezikshëm. Të punojmë së bashku në çarmatosjën e tij. Ai ishte mospërfillës, ai ka injoruar kërkesën e komunitetit ndërkombtarë, dhe ky vend udhëheqi koalicionin për ta larguar atë nga pushteti. Jemi ballafaquar me rrezik, por si rezultat tani bota është një vend më i mirë", ka thënë presidenti amerikan George Bush. Ndërkohë zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, ka bërë të ditur se presidenti Bush ka ftuar në një takim kancelarin gjerman Gerhard Shreder në Shtëpinë e Bardhë më 27 shkurt. Raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, janë ftohur që nga mosmarrëveshja e dy vendeve rreth luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG