Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Ekipi i Kombeve të Bashkuara që do të studiojë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Irak do të udhëtojë për në Bagdad brenda disa ditësh".
Kështu ka deklaruar shefi i OKB-së Kofi Anan, për të shtuar se "forcat e koalicionit kanë premtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur ekipin e ekspertëve ndërkombëtare. Ekipi i Kombeve të Bashkuara po shkon në një kohë kur udhëheqësi i popullsisë shiite të Irakut, Ajatullah Al Sistani ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme përpara kalimit të pushtetit tek vendorët, që është paraparë deri në 30 qershor. Por Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar zgjedhjet përpara 30 qershorit.
XS
SM
MD
LG