Ndërlidhjet

PASADENA, SHTETET E BASHKUARA


Agjencia amerikane për hulumtimin e gjithësisë NASA, sot ka marrë fotografi të një rezolucioni tejet të lartë nga roboti – makinë që gjendet në sipërfaqen e Marsit. I pyetur për të konfirmuar se NASA ka gjetur mineralin Hematit në Mars, Phil Christenson zyrtar i lartë i kësaj agjencie tha:
- Njëra nga pyetjet e para në të cilën dëshironin të gjenin përgjigjje, kur shkuam atje në sipërfaqe, ishte se a e gjetëm ne në të vërtetë hematitin? Unë sot jam këtu për të thënë se mini – spektrometri termal me të vërtetë ka zbuluar hematit në sipërfaqen e Marsit.

Është shpjeguar se minerali Hematit, një oksid i hekurit, zakonisht paraqitet në trajtë të pranisë së ujit.
XS
SM
MD
LG