Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka thënë se e falënderon gatishmërinë e sekretarit të përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer për të diskutuar çështjet e rëndësishme siç janë Afganistani dhe Iraku. Pas takimit të mbrëmshëm në Uashington, George Bush mëtutje tha:
- Sekretari i përgjithshëm, dhe unë kemi pasur diskutim të mirë lidhur me Naton, lidhur me përkushtimin e administartës sime për një Nato të fortë dhe lëvizës. Poashtu kemi biseduar për dëshirën tonë të dy-anshme që botën ta bëjmë më paqësore nëpërmjet të paqes.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer, duke u shprehur për bisedimet me presidentin Bush, po tjerash tha:
-Ne diskutuam për Ballkanin. Ne diskutuam marrëdhëniet Nato – Rusi. Me fjalë të tjera diskutuam për një spektër të gjërë çështjesh më të cilat po merret Natoja. Në kuadër të transformimeve të aleancës po vazhdon procesi i pranimit të shtatë anëtarëve të ri. Natoja do të jetë në Ballkan, ku ishte shumë e suksesshme. Natoja do të jetë në Afganistan dhe në Irak" - tha sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer pas takimit të mbrëmshënm me presidentin amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG