Ndërlidhjet

ARBIL/ VARSHAVË


Dy sulmues vetëvrasës sot e hodhën vetën në erë para zyrave të dy partive të kurdëve në qytetin Arbil, në veri të Irakut. Sipas disa raporteve, nga ky shpërthim,janë vrarë të paktën 20 njerëz, ndër të cilët edhe zëvendës guvernatori i provincës Arbil. Po sot, në një sulm tjetër në qytetin Kirkuk, sulmues të panjohur kanë plagosur katër policë irakian. Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë polake në Irak, koloneli Robert Strzelecki, ka bërë të ditur, se "rreth 20 irakian kanë gjetur vdekjën sot gjatë një eksplodimi në një depo të armatimit në Irakun qendrorë".Strzelecki më tej ka shtuar se "shpërthimi në depon e armatimit, rreth 180 kilometra në jug-perendim të qytetit Qerbela, ka qenë aksidental.Ai më tej ka shtuar se "beson që viktimat në këtë shpërthim ishin plaçkitës".
XS
SM
MD
LG