Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Zëvendës sekretari i Shteteve të Bashkuara, Richard Armitage, është takuar sot në Tokio me ministrin japonez të Mbrojtjes Shigeru Ishiba. Bëhet e ditur se gjatë takimit është biseduar rreth çështjes së Koresë së Veriut dhe rindërtimit të Irakut. "Bisedimet rreth programeve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, mund të rifillojnë së shpejti, dhe synojnë që ti japin fund programeve bërthamore të Penianit', ka thënë Armitage për të shtuar se
"presidenti Bush e ka bërë të qartë se ai beson që diplomacia në këtë plan do të ndihmojë".Ai më tej ka thënë se "George Bush ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme të ofrojnë garanca sigurie për Korenë Veriore, nëse ajo në tërësi do të heqë dorë nga armët nukleare", ka thënë pas takimit Richard Armitage.
XS
SM
MD
LG