Ndërlidhjet

MEKË


Tragjedia që dje ndodhi në Mekë me ç'rastë 244 pelegrim vdiçën në kaosin e krijuar ndërsa po aq u lënduan vazhdon të jetë tema që preokupon opinion arab dhe botërore. Sot paradite ministri sauditë, Amin Madani, në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar hollësitë e kësaj tragjedie tha se "tollovia e krijuar zgjati për 27 minuta. Për shkak të këtij zhvillimi, do të punësojmë 2 ose me shumë mijë veta në gardën nacionale për të mbështetur misionin tonë në kontrollimin e njerëzve që do të vijnë viteve të ardhshme në Mekë", ka thënë ministri saudit Amin Madani. Ai me këtë rast ka bërë të ditur se, të lënduarit nuk janë në rrezik jete. "Kanë vdekur 244 veta dhe po aq janë lënduar. Të gjithë ata aktualisht gjenden në spitale në ndryshme por asnjëri nuk është në gjendje kritike",ka thënë ministri Madani.
XS
SM
MD
LG