Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, do të nënshkruajë për krijimin e një komisioni hetimor të pavarur, lidhur me punën e shërbimeve amerikane të inteligjencës në rastin e Irakut.
Lajmi është bërë i ditur nga disa agjenci botërore, të cilat kanë cituar një zyrtar të lartë amerikan.
Sipas këtyre burimeve, grupi hetimor do të kontrollojë vërtetësinë e informacioneve, që shërbimet e inteligjencës ofruan lidhur me armët e shkatërrimit në masë të Irakut dhe rrezikun që ato paraqesnin.
Presidenti Bush po e ndërmerr këtë hap pas kërkesave të shtuara për një gjë të tillë nga anëtarët republikanë dhe demokratë të Kongresit.
XS
SM
MD
LG