Ndërlidhjet

TOKIO


Raundi i ardhshëm i bisedimeve rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut do të zhvillohet së shpejti, ka deklaruar Nënsekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage.
"Presidenti Bush e ka bërë të qartë se ai beson që diplomacia mund të funskionojë në këtë nivel për t'i dhënë fund krizës rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut. Presidenti Bush ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë garanci për sigurinë e Koresë së Veriut, në një kontekst shumëpalësh", tha Armitage.
Armitage i ka bërë këto deklarata pas bisedimeve me Ministrin e Mbrojtjes së Japonisë, Shigeru Ishiba, ku është diskutuar cështja e Koresë së Veriut dhe rindërtimi i Irakut.
XS
SM
MD
LG