Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair kërkoi të hetohen informatat e inteligjencës mbi armët e shkatërrimit në masë, me të cilat Londra e justifikoi luftën në Irak.
Blair i tha parlamentit se pas dëshmisë së kryeinspektorit amerikan David Kay, nevoiten hetime të mëtejme.
"Mendoj që është e drejtë, se pas asaj që tha David Kay, të hedhim një sy në inteligjencën, për të parë nëse ishte e saktë apo jo", tha Blair.
Në dorëheqjen e tij, Kay tha se në Irak para lufte nuk kishte patur stoqe të armëve.
Blair disa javë u është nënshtruar presioneve për të kërkuar hetime të pavarura, ndërsa kritikët e akuzojnë qeverinë e tij se e ka stërmadhuar kërcënimin nga armët e ndaluara të Irakut.
Dje, presidenti George Bush tha se një komision do ta analizojë shfrytëzimin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në periudhën para luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG