Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre policë irakienë janë vrarë nga armët e zjarrit në rrugët e Qerbelasë, ndërkohë në qytetin Arbil, mijëra banorë u dhanë nderimet e fundit viktimave të dy sulmeve vetëvrasëse, që lanë të paktën 67 të vrarë dhe 267 të plagosur.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, por zyrtarët amerikanë dhe kurdë e akuzojnë grupin Ansar al-Islam, i cili besohet të jetë i lidhur me rrjetin terrorist Al Kaeda.
Ndërkohë, trupat japoneze të këmbësorisë sot u nisën drejt Lindjes së Mesme për të filluar operacionet e rindërtimit në Irak.
XS
SM
MD
LG