Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq ka shfaqur shpresën se gjendja në Serbi nuk do të shkaktojë përuljen e mëtejme të Serbisë për çështjen e Kosovës.
Lidhur me planin për zbatimin e standardeve në Kosovë, Çoviq tha se UNMIK-u nuk i ka pranuar propozimet e Beogradit mbi dinamikën e kthimit të të zhvendosurve.
"Ne kemi pak kohë, pavarësisht cila qeveri do të vijë. Është viti 2004, ndërsa 2005 do të jetë viti i ekzekutimit për shumë çështje. Njëra prej tyre do të jetë Kosova. Duhet të kemi kujdes që me lëvizjet, masat, vendimet dhe kombinimet politike, të mos e sjellim Serbinë në situatën që ajo do të përulet edhe më tej", tha Çoviq.
XS
SM
MD
LG