Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se nuk është i sigurtë nëse do ta mbështeste luftën në Irak, nëqoftëse do ta kishte ditur se ky vend nuk ka armë për shkatërrim në masë.
Powell tha se "mungesa e stoqeve të armëve të ndaluara në Irak, do t'i ndryshonte kalkulimet politike", por megjithate shtoi se shkuarja në luftë ishte gjë e drejtë.
Në Londër, kryeministri Tony Blair kërkoi të hetohen informatat e inteligjencës mbi armët e shkatërrimit në masë, me të cilat Britania e justifikoi luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG