Ndërlidhjet

QYTETI I KUVAJTIT


Afro 80 ushtarë japonezë të caktuar për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut arritën sot në orët e hershme të mëngjesit në Kuvajt. Ky është grupi i parë i afro 1 mijë ushtarëve që do të dërgohen në rajon. Parashihet që këta ushtarë të shtunën të shkojnë në Irak, ndërsa një pjesë e ushtarëve të Japonisë pritet të arrijnë edhe gjatë muajit mars. Pjesëmarrja e ushtarëve japonezë në rindërtimin e Irakut ka shkaktuar një debat të ashpër në Japoni, pasi disa thonë se kjo gjë nuk parashihet me dispozitat e kushtetutës së Japonisë.
XS
SM
MD
LG