Ndërlidhjet

BANGKOK


Në Tajlandë një fëmijë ka vdekur nga gripi i shpezëve, duke e rritur numrin e viktimave në pesë.
Vietnami njoftoi për vdekjen e një vajze, ndërsa Kina raportoi dy të infektuar tjerë.
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Peter Cordingley tha se sëmundja përhapet shumë shpejt.
"Përgjigja ndaj sëmundjes duhet të jetë prioritare. Shpezët duhet të mbyten, sepse virusi përhapet shpejtë. Për momentin i ka kapluar 12 provinca kineze, dhe ka arsye të besohet se do të shpërndahet edhe më tej", tha Cordingley.
XS
SM
MD
LG