Ndërlidhjet

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA - KERRY FITON NË 5 SHTETE


Washington Post

Senatori i Masaçusetsit, John Kerri vazhdon të kryesojë në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale, veçanërisht pas fitores që shënoi në 5 shtete nga 7 shtete që u zhvillua përzgjedhja.
Kjo, shkruan më tej gazeta, do të thotë se nga përzgjedhjet në 7 shtete Kerry ka fituar 269 nga 2000 kandidatët demokratë që do marrin pjesë në zgjedhjen përfundimtare.
Ka qenë senatori Xhon Eduard dhe gjenerali në pension Uesli Klark, ata që kanë dalë të parët, përkatësisht në Karolinën e Jugut dhe në Oklahoma.
Ndërkaq senatori Xhozef Liberman është tërhequr nga gara, pasi shënoi rezultate të pakënaqshme në të shtatë shtetet. Më tej Guvernatori i Vermontit Houard Din, është renditur pas tre kandidatëve të mësipërm, rezultat tronditës ky për kandidatin, i cili deri 1 muaj më parë kryesonte.
Nga ana tjetër e përditshmja amerikane citon Kerrin, sipas të cilit ai është i vetmi që ka bërë një fushatë kombëtare, derisa kundërshtarët e tij kanë zgjedhur shtete të caktuara dhe nuk kanë shkuar në çdo shtet. Gjatë fjalimit të tij të fitorës në Sietëll, Kerry ka kritikuar presidentin Bush pasi ka harruar veteranët, duke rendur pas kompanive farmaceutike dhe interesave të korporative.
"Xhorxh Bush, i cili premtoi se do të bashkonte amerikanët është shndërruar në fakt në përçarës", citon Uashington Post senatorin Kerri.
Kandidati tjetër, i buzëqeshuri Eduards, siç shkruan gazeta, e ka vlerësuar fitoren e tij në Karolinën e Jugut si tepër të rëndësishme për fushatën e tij.
Eduards premtoi një Amerikë që funksion për të gjithë duke shtuar se nëse "i japin votat për të qenë president i Amerikës Eduards do t'ja kthejë Shtëpinë e Bardhë amerikanëve."
Nga ana tjetër Houard Din, nuk ka ngurruar të kritikojë Kerrin, por pa e përmendur drejtpërsëdrejti emrin e tij, se nëse bëhet fjalë për senatorin që ka marrë më shumë financa nga lobistët, atëherë nuk mund të pretendohet se ai nuk do të mbrojë interesa të posaçme.
Nga ana tjetër gjenerali në pension Uesli Klark, i cili e filloi ditën duke qenë i shqetësuar për kandidaturën e tij, duke folur për CNN pas fitores në Oklahama dukej shumë i kënaqur.
Kandidati Kerri i cili ka shënuar rezultatet më të mira duket se gjen mbështetje në mesin e demokratëve, pasi përballë presidentit Bush ai ka më shumë gjasa për të fituar.
Më shtetin e Oklahomës u duk qartë kategorizimi në mesin e zgjedhësve demokratë. Ata që kërkonin një kandidat me përvojë mbështetën Klarkun, i cili edhe fitoi në këtë shtet. Ata që duan më shumë mesazhet pozitive votuan për Eduards, dhe ata që mendojnë për një kandidat që mund ta mundi presidentin Bush votuan për Xhon Kerrin.
Kjo duket të jetë edhe pika më e fortë e Kerrit.
Nisur nga anketat e opinionit duket se Eduards ka mbështetje të njëtrajtshme si në mesin e votuesve femra ashtu dhe atyre meshkuj, derisa avantazhi ndaj Kerrit në mesin e votuesve afro amerikanë është disi më i ndjeshëm.
Anketat gjithashtu treguan se zgjedhësit ishin më të preokupuar se me luftën me ekonominë amerikane.


XS
SM
MD
LG