Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Dragan Marshiqanin është zgjedhur kryetar i kuvendit të Serbisë.
Për kryeparlamentarin e ri votuan 128 deputetë të Partisë së tij, grupit G-17, Lëvizjes së Ripërtrirjes Serbe, Serbisë së Re dhe Partisë Socialiste të Serbisë.
Pritet që mandatin e kryeministrit, Marshiqanin t'ia ofrojë ish presidentit jugosllav Vojisllav Koshtunica.
Pas votimit, nënkryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiq tha se "janë hapur dyert për kthimin e Partisë Socialiste në pushtetin ekzekutiv".
Në 5 Tetor të vitit 2000, kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica deklaroi se "Serbia është nisur në rrugën e demokracisë, dhe atje ku është demokracia, nuk ka vend për Sllobodan Millosheviqin", tha Tadiq, duke shtuar.
"Sot në emër të demokracisë, në jetën tonë parlamentare kthehet lista e deputetëve të Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit", tha Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG