Ndërlidhjet

PRAGË


Në raportet për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit të Serbisë, agjencitë botërore të lajmeve theksojnë se Dragan Marshiqanin fitoi me votat e socialistëve të Millosheviqit.
Sipas Reuters-it, diplomatët presin që qeveria, e cila do të mbështetet në Partinë Socialiste, të jetë shumë pak e gatshme për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, i cili dëshiron që Beogradi t'i dorëzojë 4 gjeneralët e akuzuar për krime të luftës.
Ndërkaq Associated Press vlerëson se mbështetja tek socialistët dhe lëshimet që do t'u bëhen, mund ta rrezikojnë kredibilitetin demokratik të qeverisë së re, stabiliteti i së cilës do të varet nga njerëzit e Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG