Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Shkencëtari i njohur i Pakistanit për çështjet bërthamore Qadeer Khan kërkoi falje publike për rolin e tij në rrjedhjen e sekreteve bërthamore në Iran, Libi dhe Korenë e Veriut, dhe e mori përsipër tërë përgjegjësinë për përhapjen e informatave bërthamore.
"Të dashur vëllezër dhe motra, vendosa të dal para jush për t'ua shprehur keqardhjen time të thellë dhe për t'i kërkuar falje këtij populli të traumatizuar", tha Khan, duke shtuar se nuk ka patur autorizim për transferin e teknologjisë bërthamore në vendet tjera.
XS
SM
MD
LG