Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ambasadori i fundit i Shteteve të Bashkuara në ish Jugosllavi, Warren Zimmermann vdiq mbrëmë nga kanceri në moshën 69 vjeçare. Në shenjë të protestës për shkak të shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi, presidenti i atëhershëm amerikan, George Bush i vjetri, në vitin 1992 e tërhoqi ambasadorin Zimmermann nga Beogradi. Me rastin e vdekjes së Warren Zimmermannit, sekretari amerikan i shtetiti, Colin Powell u shpreh se ai ishte njëri nga ambasadorët më të mirë amerikanë.
XS
SM
MD
LG