Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Formimi i qeverisë së Serbisë me ndihmën e socialistëve do të nënkuptonte mbështetje për "konceptin unitarist të bashkësisë me Malin e Zi", ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit malazez Dragan Kujoviq.
"Mbështetjen e tillë mezi e pret kryetari i Partisë Demokratike Vojisllav Koshtunica, i cili lidhur me marrëdhëniet mes dy shteteve anëtare, është në vijën e qëndrimeve të radikalëve", ka thënë ai.
"Koha do tregojë se vendet anëtare të unionit, me ndihmën politike të elitave të veta, do të duhet të merren vesh për një bashkësi të shteteve të pavarura", ka thënë Kujoviq.
XS
SM
MD
LG