Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer, ka rikonfirmuar se 30 qershori mbetet afati përfundimtar për transferimin e pushtetit tek irakianët.
Bremer ka theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e Kombeve të Bashkuara, i cili do të shqyrtojë mundësinë e mbajtjes më të shpejtë të zgjedhjeve të përgjithshme në Irak.
Në të tjera zhvillime grupi i quajtur "Jaish Ansar al-Sunna", ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e dyfishtë vetvrasës në qytetin e Arbilit, ku humbën jetën mbi 100 njerëz.
XS
SM
MD
LG