Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shefi i Agjencisë Qëndrore amerikane të Inteligjencës, CIA, mbajti një fjalim lidhur me informacionet e armëve të shkatërrimit në masë që zotërornte regjimi i Sadam Huseinit.
George Tenet ka deklaruar se është e parakohshme të arrihet në përfundimin se nuk do të gjenden armë të shkatërrimit në masë në Irak.
Ky fjalim vjen pas kritikave se CIA i ka ofruar informacione të pasakta administratës Bush, në bazë të të cilave filloi lufta në Irak.
Nga ana tjeter, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka deklaruar se kontrolli për amët vazhdon.
"Mendoni, na morri 10 muaj kohë për të gjetur Sadam Huseinin. E vërteta është se në gropën që ai u gjet kishte vend edhe për sasi të konsiderueshme të armëve biologjike si dhe për rreth një mijë njerëz", deklaroi Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG