Ndërlidhjet

MOSKË


"Rusia nuk do të zhvillojë bisedime me terroristët", ka thënë presidenti rus Vlladimir Putin, disa orë pas sulmit në një metro në Moskë, meqë rast kanë humbur jetën të paktën 39 persona dhe më shumë se 100 janë plagosur. Putin më tej ka thënë se "shpërthimi ka lidhje me lëvizjen separatiste të liderit çeçen Alsan Maskadov. Ai ka shtuar se "nuk do të negocioj me ata që i konsideron si terroristë por do ti luftojë ata". Nga ana tjetër, i dërguari i liderit Maskadov, Ahmed Zakajev, për radion "Evropa e Lirë" ka deklaruar se "presidenti Maskadov dhe qeveria e Republikës Çeçene deklarojnë zyrtarisht se nuk kanë asnjë lidhje me këtë provokim dhe e denojnë atë pa mëdyshje. Terrorizmi nuk është metoda jonë. Dhe ata të cilët po përpiqen të vënë në zbatim politikat e tyre duke goditur shoqërinë, do të dështojnë dhe do të gjenden prapa grilave", ka thënë Ahmed Zakajev.
XS
SM
MD
LG