Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryeadministratori i Kosovës Hari Holkeri u bëri thirrje liderëve shqiptarë të Kosovës t'a vazhdojnë dialogun e drejtpërdrejtë me Beogradin, pas disa muajve të kontakteve të kufizuara. Holkeri, i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se progresi drejt vendimit eventual për statusin e ardhshëm të Kosovës, do të ndaleshte nëse palët nuk i riktheheshin dialogut. Holkeri u bëri thirrje të veçantë udhëheqësve në Prishtinë që t'a tejkalojnë ngecjen e tillë."Është përgjegjësia e institucioneve të përkohshme të Kosovës, që në bashkëpunim me UNMIK-un, në mënyrë aktive dhe serioze, pa kurrfarë vonese të mëtejme ti qasen dialogut dialogut me Beogradin. Dialogu i nënkupton masat e ndërtimit të mirëbesimit dhe është shprehje e vullnetit të e mirë", tha Holkeri. Dialogu mbi çështjet praktike, siç është kthimi i të zhvendosurve, është një nga standardet e caktuara nga ndërkombëtarët përpara shqyrtimit të statusit final të Kosovës. Holkeri gjithashtu i kritikoi serbët e Kosovës, për dështimin e tyre për të marrë pjesë në planet për arritjen e starndardeve të tilla. Ai tha se Beogradi vazhdon ti ruajë strukturat paralele të qeverisjes te serbët e Kosovës, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara për pezullimin e tyre.
XS
SM
MD
LG