Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i bëri publik emrat e anëtarëve të komisionit që do të hetojnë informacionet e intelegjencës lidhur me armët e shkatërrimit në masë të regjimit të Sadam Hyseinit.Bush, ju tha gazetarëve se "ai do që ky komision ta paraqet raportin përfundimtarë në mars të vitit 2005. Komisionin që e kam emëruar sot, do të hetojë në informacionet e intelegjencës për armët e shkatrrimit në masë dhe kërcënimet e shekullit 21, si dhe do të paraqesë rekomandime specifike për të mundësuar që këto shërbime të jenë të forta. Komisioni do të krahasojë të dhënat e grupit të mbikqyrjes për Irakun me informacionin që kishim para se të fillonim luftën", ka thënë presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG