Ndërlidhjet

logo-print

MYNIH


Sekretari amerikan i mbrojtjës Donald Rumsfeld i shoqëruar nga ministrat e mbrojtjes së NATO-së, kanë diskutuar sot në Mynih rolin e aleancës në Afganistan dhe një rol të mundshëm në Irak. Rumsfeld, me këtë rast ka thënë se "mund të ketë rol për NATO-në në Irak,për të shtuar se disa vende, anëtare të NATO-së tashmë kanë dërguar trupat e tyre atje. "Shtetet e Bashkuara besojnë se NATO-ja mundet dhe duhet të luajë rol më të madh në Afganistan dhe Irak. Sot, 24 nga 26 vendet aleate të NATO-s, i kanë trupat e tyre në këto dy shtete. Vendosja e tillë e trupave ka patur ndikim pozitiv në të dyja vendet", tha Rumsfeld. Më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer shprehu dëshirën për formimin e të paktën 5 ekipeve evropiane për rindërtimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG