Ndërlidhjet

MOSKË


"Rusia nuk do të zhvillojë bisedime me terroristët", ka thënë presidenti rus Vlladimir Putin, disa orë pas sulmit në një metro në Moskë, meqë rast humbën jetën së paku 39 persona dhe më shumë se 100 u plagosën. Putin, më tej ka thënë se " shpërthimi ka lidhje me lëvizjën separatiste të liderit çeçen Alsan Maskadov.
" Çfarëdo kontakti me banditët dhe terroristët, do ti nxitë ata që të kryejnë krime edhe më të rënda. Një gjë të tillë Rusia nuk e ka bërë asnjë herë më parë e as që do t'a bëjë në të ardhmën. Rusia nuk do të negociojë me terroristët,por do ti shkatrrojë ata",ka thënë presidenti rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, i dërguari i liderit Maskadov, Ahmed Zakajev, ka kundërshtuar të ketë ndonjë lidhje me sulmin e sotëm në Moskë. "Presidenti Maskadov dhe qeveria e Republikës Çeçene deklarojnë zyrtarisht se nuk kanë asnjë lidhje me këtë provokim dhe e denojnë atë pa mëdyshje. Terrorizmi nuk është metoda jonë. Dhe ata të cilët po përpiqen të vënë në zbatim politikat e tyre duke goditur shoqërinë, do të dështojnë dhe do të gjenden prapa grilave", ka thënë Ahmed Zakajev. Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara,George Bush, në një bisedë telefonike me presidentin rus, ka shprehur keqardhje për viktimat në sulmin e sotëm në Moskë.
XS
SM
MD
LG