Ndërlidhjet

MUNIH


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov ka kërkuar që ushtrisë së Rusisë ti sigurohet një qasje e përhershme në secilën nga bazat e reja të Natos në Poloni dhe në shtetet Baltike. Ai ka thënë se kjo do të bëhej me qëllim që "të verifikohej se mënyra e shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve, nuk paraqet rrezik për Rusisnë, siç na është thënë më parë". Ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Linas Linkevicius ka thënë se Rusia, sipas marrëveshjeve ekzistuese, ka të drejtë për inspektimin e bazave të Natos dhe të vëzhgimit të ushtrimeve por ai e ka hedhur poshtë mundësinë e pranisë së përhershme ushtarake ruse.
XS
SM
MD
LG