Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Duke reaguar lidhur me disa publikime në të cilat citohen fjalët e tij se "zyrtarë të administratës së ish presidentit Clinton kishin kërkuar përfundimin e luftës në Kosovë në verë të vitit 1999, në mënyrë që të mos dëmtohej fushata presidenciale e Al Gore, ish komandanti suprem i Natos për Evropë, Wesley Clark ka thënë se presidenti Bill Clinton dhe kështilltari për siguri kombëtare, Sandy Berger ishin totalisht të përkushtuar për operacionin ushtarak. Ai mëtutje ka theksuar se "ai nuk kishte pasur ndonjë presion politik". Sipas Uashington Postit, në publikimet lidhur me punën 34 mujore të Wesley Clarkut, në postin e ushtarakut më të lartë të Natos, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, gjeneral Clarku kishte pasur mospajtime me zyrtarë të administratës së ish presidentit Clinton, përfshirë këtu edhe oficerë të lartë në Pentagon.
XS
SM
MD
LG