Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv NBC, presidenti amerikan, George Bush, tha se vendimin për luftën në Irak, në mars të vitit 2003, e kishte marrë në bazë të informatave më të mira të zbulimit, jo vetëm nga analistët amerikanë, por edhe nga ata nga shtetet e tjera. Mëtutje, duke folur për regjimin e Sadam Huseinit, zoti Bush, pos tjerash, tha se "ai nuk mendon që Amerika duhet të qëndroj anash dhe të shpresoj për gjëra të mira nga njeriu i krisur, kjo është esenciale... që ne kur të shohim kërcënim të merremi me këto kërcënime para se ato të bëhen të pashmangshme. Do të jetë shumë vonë nëse ato bëhen të pashmangshme. Është shumë vonë për luftërat e këtilla. Ja se përse vendosa ashtu siç kam vendosur" – tha presidenti i SHBA-ve George Bush.
XS
SM
MD
LG