Ndërlidhjet

logo-print

DETROIT


Senatori John Kerry i ka fituar zgjedhjet e fundit në dy shtetet federale amerikane, në garën për nominimin e kandidatit demokrat, i cili do t'a sfidojë presidentin George Bush në zgjedhjet presidenciale. Kerry, e fitoi gjysmën e votave në shtetet Uashington dhe Michigan.Mark Brewer, zyrtarë i Partisë Demokratike të Michigenit, duke i bërë publike rrezultatet tha se "fitues i Partisë Demokratike të Michigenit është senatori John Kerry, i cili ka fituar 49.98 përqind të votave. Deri tani, John Kerry ka fituar në 7 nga 9 shtetet federale. Ndërkaq, ish guvernatori i Vermoun-it Howard Dean ishte i dyti në të dyja shtetet, ndërsa senatori nga Karolina e Veriut, John Edwards, u rradhitë i treti.
XS
SM
MD
LG