Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ka rifilluar sot në Beograd gjyqi kundër personave të akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiq.
Pala mbrojtëse ka ngritur akuzat ndaj gjyqtarit Marko Klajevic, se është anëtar i një grupi kriminal, rival me atë të Zemunit, të cilit i takojnë të akuzuarit për vrasjen e Xhinxhiqit.
"Ne do të kërkojmë gjyqtarë të pastër moralisht, të cilët kanë dijet dhe aftësitë, që të punojnë për këtë rast. Konkretisht ne mendojmë se zoti Klajevic nuk i përmbush këto kritere", tha pala mbrojtëse e të akuzuarve.
Prokuroria ka thënë se akuzat ndaj 36 personave do të ndahen në dy grupe akt-akuzash për të lehtësuar procedurat.
XS
SM
MD
LG