Ndërlidhjet

logo-print

OPOZITA: PROTESTAT DO VAZHDOJNË


Alma Çupi, Tiranë

Opozita do të vazhdojë protestat dhe është e distancuar nga aktet e dhunshme. Kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke shtuar se qeverisë i hyri frika nga protesta popullore,
e cila sipas Berishës është vetëm fillimi i një proteste maratonë.
" Do të vazhdojë me një vendosmëri absolute së bashku me aleatët e saj protestën paqësore. Ne jemi dhe mbetemi të përcaktuar totalisht kundër çdo dhune, sepse kjo është filozofia jonë, paqja është filozofia jonë. Por ju e vutë re se klikës i shkoi frika jo në kockë por në palcë", tha Berisha.
Ndërsa po sot u mblodh edhe kryesia e Partisë Socialiste, ku u diskutua protesta e së shtunës. Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, në fund të mbledhjes doli në një konferencë për shtyp dhe tha se do të godasë të gjithë aktet e dhunës dhe do të veprojë në mënyrë ligjore për të mbrojtur insitucionet e shtetit.
" Do të godasim me aksion civil, me aksion ligjor, me aksion demokratik, dhe sidomos me një komunikim të hapur dhe partnerial me njerëzit e këtij vendi, të cilëve po u vemë shtetin në shërbim", tha Nano.
Sot në mbrëmje, me thirrje të Partisë Demokratike, në të gjitha qytetet dhe sheshet e Shqipërisë do të ndizen qirinj në kujtim të viktimave të Jonit. Ndërsa në datën 20 shkurt pritet një tjetër protestë e paralajmëruar nga opozita, me moton “Nano ik”.






XS
SM
MD
LG