Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët amerikanë kanë gjetur dokumenta, në të cilat aktivistë anti-amerikanë në Irak i bënin thirrje për ndihmë Al-Kaidës, në mënyrë që të ndihmonte në nxitjen e luftës mes irakianëve shiitë dhe atyre sunitë.
Ushtaraku amerikan në Irak, gjeneral brigade, Mark Kimmit, tha se autori i letrës besohet të jetë Abu Musab al-Zarkavi, qytetar jordanez. Sipas mediave amerikane letra është provë e fortë se ekstremistët në Irak janë në kontakt me rrjetin terrorist të Al-Kaidës.
Me këtë rast Dan Senior, zëdhënës i trupave të koalicionit tha:
"Ata e kuptojnë se dështimi për të na mundur në Irak do të jetë një goditje për të gjithë luftën e tyre terroriste. Njëherësh kjo tregon dhe atë se cfarë po funksionon. Dhe këto janë njësitë e ngritura me forcat irakiane të sigurisë, të cilat kanë rritur presionin ndaj terroristëve."
Në të tjera zhvillime gjatë ditës në Irak u vranë 2 ushtarë amerikanë dhe 6 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG