Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka deklaruar se ekipi i kësaj organizate do të qëndrojë në Irak rreth një jave. Ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, derisa vetë Annan tha se do të raportonte rreth kësaj cështje deri në fund të muajit.
Ekipi nëntë anëtarësh, i drejtuar nga Lakdar Brahimi, është takuar gjatë ditës në Bagdad me drejtues të lartë irakianë.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është kërkesë e drejtuesve fetarë të shitëve të Irakut.
XS
SM
MD
LG