Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Senatori John Kerry, ka forcuar pozitat në mesin e kandidatëve të tjerë demokratë, për të qenë përballë presidentit aktual George Bush, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit.
Mbrëmë vonë, Kerry ka fitur më shumë se gjysmën e votave në shtetin verior të Majnit, derisa është ndjekur nga kandidati tjetër Houard Dean. Në vendin e tretë është renditur Denis Kucinic.
Kjo ka shënuar fitoren e 10 nga 12 shtetet e deritashme, ku janë zhvilluar përzgjedhjet. Senatori Kerry ka fituar bindshëm gjatë fundjavës dhe në shtetin e Uashingtonit dhe Miciganit.
XS
SM
MD
LG